United Hospital

Konjufca: Do ta bllokojmë Kuvendin deri në tërheqjen e nënshkrimit për Zajednicën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se opozita nuk do të shkojë në mbledhjen e kryesisë dhe është obligim i tyre që ta mbrojnë shtetin e Kosovës. Sipas tyre Kuvendi do të bllokohet deri në tërheqjen e nënshkrimit të Isa Mustafës për Zajdenicës. Sipas Konjufcës kjo thirrje po behet për t’i bindur që të mos bllokohet Kuvendi i Kosovës.

“E ne pikërisht kuvendin duam ta bllokojmë pasi që Kosova nuk do të jetë më e njëjta pas Zajednicës”, ka thënë Konjufca.

Eco Higjiena

“Nëse kryeministri e heq nënshkrimin do t’u kthehemi betejave normale politike. Me Zajednicën është ndryshe, sepse me Zajednicën Kosova federalizohet. Në këtë kuptim, në si opozitë kemi të drejtë ta mbrojmë shtetin e Kosovës. Ne do të vazhdojmë me bllokimin e Kuvendit.” , ka vazhduar më tej ai.

“Askush nuk e ka derdhur gjakun në luftën çlirimtare, asnjë deputet nuk ka mandat prej qytetarëve, askush nuk është zgjedhur, për ta dëmtuar sovranitetin e shtetit tonë. Për këtë arsye opozita nuk do të heq dorë nga bllokimi i Kuvendit, derisa Isa Mustafa ta tërheqë nënshkrimin e “Zajednicës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.