Fundamenti

Konjufca dhe Sorensen flasin për hapat e metutjeshëm të dialogut

/ 1 minutë lexim
HW

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka vazhduar diskutimet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në platformën X, Sorensen tha se biseda vjen pas takimit të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel, shkruan IndeksOnline.

United Hospital

“Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar ai.

Sipas Sorensenit, diskutimet janë fokusuar në hapat e ardhshëm në procesin e dialogut, zbatimin e Ligjit për të Huajt, si dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në këtë proces./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.