ARKATANA

Konjufca: Astritin e ka vra pushteti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Astrit Deharin tha se kjo seancë është ‘kidnapuar’ nga PDK-ja dhe LDK-ja, me qëllim që të shmanget peticioni i qytetarëve ku kërkohet edhe adresimi i përgjegjësisë.

Konjufca tha se në dy rastet kur ata kërkuan mbajtjen e seancës deputetët tërhoqën nënshkrimet për shkak të presionit, ndërsa kjo seancë tashmë po mbahet me qëllim që të shmanget peticioni i qytetarëve ku përveç diskutimit në seancë, kërkohet edhe përgjegjësi.

“Në një vend ku mafia i hyn në shpi prokurorit dhe pushteti del e vajton për vjedhjen e telefonave këtu gjithçka mund të ndodh”, tha Konjufca.

Shefi i Grupit parlamentar të VV-së tha se nuk është e mjaftueshme vetëm të diskutohet, por duhet të adresohet edhe përgjegjësia për vdekjen e Astritit.

Eco Higjiena

Ai tha se pas 5 nëntorit konfrontimi ka shkuar një hap më tutje, vdiq në burg një djalë i shkëlqyer.

“Vrasësi identifikohet lehtë se rasti ndodhi në institucione të shtetit…Astritin në fakt e ka vra mungesa e shtetit, pushteti”.

Konjufca po ashtu tha se Astriti ‘nuk është vra’ më 5 nëntor, por atë ditë kur i janë kanë fabrikuar faktet dhe e kanë quajtur terrorist.

“U kthy nga Zvicra në vend dhe pushteti i kriminalizuar i hyn në shpi në katër të mëngjesit dhe ia fabrikojnë provat. Qat ditë është vra Astriti, konsideroj se qat ditë është vra…”, e shpreh Konjufca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.