Fundamenti

Konjufca: Afrim Bunjaku ra sikurse parardhësit e tij, duke e mbrojtur Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, në ceremoninë shtetërore të varrimit të Afrim Bunjaku, policit të vrarë dje në veri, tha se dita e 24 shtatorit do të shënohet në historinë e Kosovës si dita kur Afrim Bunjaku ra dëshmor e u bë hero i Kosovës.

Konjufca ka thënë se Bunjaku ka rënë heroikisht ashtu sikurse parardhësit e tij, Osman e Shaban Bunjaku, raporton EO.

Uji Dea

Ai u shpreh se Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës si oficer i denjë i Republikës në mbrojtje të lirisë e pavarësisë.“Jemi mbledhur këtu në Samadrexhën e rezistencës, në Samadrexhën e Osman e Shaban Bunjakut, të cilët me pushkë në dorë luftuan kundër pushtetit jugosllav, e jemi mbledhur këtu për t’i dhënë lamtumirën stërnipit të tyre Afrim Bunjakut i cili ra heroikisht në ditën e djeshme pikërisht sikur paraardhësit e tij duke mbrojtur Kosovën, shtetin tonë, atdheun tonë të dashur, nga terroristët që hynë nga Serbia”.

“Dita e 24 shtatorit do të shënohet në historinë e Kosovës sikur dita kur Afrim Bunjaku ra dëshmorë e u bë hero i Kosovës, për ta ngritur shtetin tonë. Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës si oficer i denjë i Republikës në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës sonë”, u shpreh ai.Konjufca tutje tha se Afrim Bunjaku dje e mbrojti Kosovën me jetën e tij.“Rreshteri Afrim Bunjaku dje e mbrojti Kosovën me jetën e tij, ndërsa nga sot rënja e tij do t’i frymëzojë brezat e ardhshëm se si mbrohet atdheu”, u shpreh tutje ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.