FIDANISHTJA

Konjufca: 24 marsi i vitit 1999 përbashkon Prekazin, Reçakun, luftën çlirimtare të UÇK-së dhe NATO-n

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se 25-vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s 24 marsi i vitit 1999, shënon datën e ndritur që sipas tij, përbashkon Prekazin, Reçakun, luftën çlirimtare të UÇK-së dhe NATO-n.

Konjufca në një postim në Facebook, ka shkruar se protoganistët të kësaj date janë, presidenti Bill Clinton, sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe gjenerali Wesley Clark, ShBA-të dhe të gjithë shtetet mike brenda aleancës së NATO-s.

“Me ndërhyrjen e NATO-s luftës sonë çlirimtare iu njoh zyrtarisht karakteri universal si luftë për mbrojtjen e vlerave të lirisë, jetës, demokracisë, dinjitetit, të drejtave të njeriut dhe të popujve. Kjo datë ka protagonistët e saj, me presidentin Bill Clinton, sekretaren e shtetit Madeleine Albright dhe gjeneralin Wesley Clark, ShBA-në dhe të gjithë shtetet mike brenda aleancës së NATO-s, mirënjohja ndaj të cilëve është e pamatshme, rëndësia e të cilëve është e pazëvendësueshme”, ka shkruar Konjufca.

Tutje ai ka shkruar se Kosova në themelet e saj ka sakrificën, heronjtë, dëshmorët dhe martirët.

FIDANISHTJA

“Republika e Kosovës ka në themelet e saj sakrificën dhe përpjekjen e popullit tonë për liri, heronjtë, dëshmorët dhe martirët, por edhe këtë akt historik të NATO-s, i cili për herë të parë që nga themelimi i saj ndërhyri drejtpërdrejt kur Serbia me në krye Millosheviqin po kryente spastrim etnik dhe gjenocid mbi popullin shqiptar në vendin tonë, brenda kontinentit evropian dhe para syve të gjithë botës”, shkroi Konjufca.

Ndryshe, Konjufca tha se Kosova aspiron në antarësim sa më të shpejtë në NATO, sepse këtë sipas tij, e definon historia.

“Sot, Republika e Kosovës aspiron antarësim sa më të shpejtë në NATO. Këtë na e definon historia, ajo që besojmë e për çka angazhohemi. Prandaj jemi të bindur dhe besimplotë se shtetin tonë do ta shohim në NATO në një të ardhme jo të largët, aty ku përkasim”, deklaroi Konjufca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.