Uji Dea

Kongresmeni amerikan: Specialja e dhimbshme për Kosovën, OKB-ja nuk është opsioni i mirë

/ 2 minuta lexim

Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel ka deklaruar se Kosova duhet t’ia jep dritën jeshile Gjykatës Speciale, në të kundërtën, nuk do të ishte e mirë që OKB-ja ta bënte një gjë të tillë. Zyrtari i lartë amerikan i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë, këto deklarata i ka dhënë pas takimit që zhvilloi sot me presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga.

Lobisti kryesor i shqiptarëve në Kongresin Amerikan tha se me presidenten e Kosovës ka biseduar për shumë çështje, përfshirë këtu edhe Gjykatën Speciale, shkruan zëri.info

Eco Higjiena

“Jam i vetëdijshëm se bëhet fjalë për një vendim të vështirë që duhet marrë. Nëse nuk është Gjykatë Speciale atëherë duhet të jetë një Gjykatë e cila monitorohet nga Kombet e Bashkuara. Unë personalisht nuk mendojë se opsioni me OKB është ide e qëlluar sepse nuk mendoj se Kosova merr atë që meriton nga Kombet e Bashkuara”, ka thënë ky zyrtar amerikan, duke shtuar se Specialja sa do që është e vështirë dhe e dhimbshme, është zgjedhja më e mirë për Kosovën, transmeton zeri.info

Ndryshe, Engel nesër pritet të takohet edhe me zyrtar të Qeverisë Mustafa. Me Zëvendës-ministrin e Punëve të Jashtme Petrit Selimi. Takimi me të do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në sallën P37, duke filluar nga ora 11:00. /Zëri/