Fundamenti

Kongresmeni amerikan Eliot Engel: “Jam i shqetësuar për plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ne shqetësohemi për të drejtat e pakicave dhe për qëndrueshmërinë. Janë të njëjtat probleme, që po diskutonim deri tani për Shqipërinë dhe Kosovën; mbizotërimi i ligjit dhe rregullit është i rëndësishëm. Të drejtat e pakicave janë të rëndësishme për t’u garantuar nga të gjitha pikëpamjet. Unë e kam vizituar dhe ndjek zhvillimet e Ballkanit për afro 25 vjet. Kam folur me njerëzit, që kanë drejtuar Maqedoninë. Kam qenë i shqetësuar për plotësimin e të drejtave të shqiptarëve atje. Vite më parë u bënë përpjekje të mëdha për të hapur universitetin e Tetovës, që njerëzit të merrnin mësime në gjuhën shqipe. Këto janë të rëndësishme; që ata të kenë të drejtat qytetare të Maqedonisë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës kongresmeni Engel ka folur për situatën në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Prononcimin e tij i plotë rreth Maqedonisë:

Hidromorava

“Unë isha atje vitin e kaluar dhe takova kryeministrin në kohën kur po bëheshin disa demonstrime dhe trazira. Është e rëndësishme që Maqedonia të bëhet e qëndrueshme. Ka një popullatë të madhe shqiptare atje: 25 për qind, sipas disave, por më shumë janë, thonë disa të tjerë.

Ne shqetësohemi për të drejtat e pakicave dhe për qëndrueshmërinë. Janë të njëjtat probleme, që po diskutonim deri tani për Shqipërinë dhe Kosovën; mbizotërimi i ligjit dhe rregullit është i rëndësishëm. Të drejtat e pakicave janë të rëndësishme për t’u garantuar nga të gjitha pikëpamjet. Unë e kam vizituar dhe ndjek zhvillimet e Ballkanit për afro 25 vjet. Kam folur me njerëzit, që kanë drejtuar Maqedoninë. Kam qenë i shqetësuar për plotësimin e të drejtave të shqiptarëve atje. Vite më parë u bënë përpjekje të mëdha për të hapur universitetin e Tetovës, që njerëzit të merrnin mësime në gjuhën shqipe. Këto janë të rëndësishme; që ata të kenë të drejtat qytetare të Maqedonisë.

Ballkani është një vend me shumë vështirësi qysh nga koha e Jugosllavisë. Atje është bërë përparim i madh deri tani. Shqipëria, nga një regjim shtypës 50 vjeçar, tani ka një demokraci të gjerë. Kosova, e cila vite më parë kërkonte autonomi, tani është një vend i lirë dhe i pavarur.”