GRANDEMALL

Kongresisti Torres: Serbia është satelit për Rusinë, Kosova mike e palëkundur e SHBA-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas vendimit të Serbisë për të nënshkruar kontratë të re disavjeçare me Rusinë për furnizim me gaz, ka reaguar kongresisti Ritchie Torres.

Në llogarinë e tij në Twitter, Torres tha se Serbia është satelit i Rusisë, ndërsa Kosova është mike e palëkundur e SHBA-së.

“Duhet kujtuar se Serbia është satelit për Rusinë, ndërsa Kosova është mike e vazhdueshme e SHBA-së. Ne në SHBA kurrë nuk duhet të harrojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar Torres.

Lidhur me këtë, të dielën ka reaguar edhe Zyra e Presidencës së Kosovës.

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka pyetur Bashkimin Evropian se deri kur do ta tolerojë këtë.

FIDANISHTJA

“Putin dhe Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë dhe dy vende do të forcojnë partneritetin e tyre”.

“Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.

Serbia, e cila synon t’i bashkohet Bashkimit Europian, kohët e fundit është vënë nën presion nga vendet perëndimore për t’iu bashkuar politikës së jashtme të bllokut për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Në vitin 2008 Serbia vuri sektorët e saj të gazit dhe naftës në duart e kompanive ruse.

Gazprom Neft dhe Gazprom së bashku mbajnë shumicën e aksioneve në kompaninë e vetme të naftës në vend, ndërsa Gazprom është aksioneri i shumicës në objektin e vetëm të depozitimit të gazit në Serbi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.