Kongresisti Torres: Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, tha se Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe i bën thirrje çdo vendi në botë, çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombetar, që ta njohë Kosovën.

Torres tha se e shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg në përkëdheljen e Serbisë.

“Unë shërbej me krenari si kryesues i Komitetit për shqiptarë në Kongresin e SHBA-ve dhe mbaj me nder Rolin e Eliot Engel, kampionit historik të komunitetit shqiptar në Kongresin e SHBA-ve. Para pak muajsh unë isha në Kosovë se bashku me Hari Bajraktarin për të përcjellë mesazhin se SHBA- të qëndrojnë pa mëdyshje me popullin e Kosovës. Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe unë ju bëje thirrje çdo vendi në botë, çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombëtar që ta njeh Kosovën demokratike”.

“Kosova meriton njohje, meriton përkrahje në betejën kundër Serbisë e cila është një prokurë ruse dhe ne duhet të mbështesim demokracinë e Kosovës. Me shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë. Ne duhet medemos ta pranojmë së Kosova është alerte e SHBA-ve, kurse Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë dhe ne duhet të kërkojmë vendosmërisht pranimin e Kosovës së Pavarur si demokraci”, ka thënë ai për RTV21.

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York, takuan Ritchie Torres, me të cilin shkëmbyen mendime për thellim të bashkëpunimit.

Ndryshe ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, në nëntor të vitit të kaluar ka vizituar Kosovën ku është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Ai njihet si lobues i fortë për çështjen e Kosovës.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS