GRANDEMALL

Kongresisti Torres: Kosova të trajtohet në dialog si shtet sovran

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë produktive me zëvendës këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ligjvënësi amerikan ka thënë se zëvendës-këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare i ka përcjellur nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën drejtë dhe respektin që e meriton si një shtet sovran.

“Kam pasur një bisedë produktive me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si kongresist për Bronx-in, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë – të cilën ai e kupton thellësisht – dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ta trajtojë Kosovën drejt dhe me respekt sikurse e meriton një shtet sovran”, ka shkruar Torres, në një postim në platformën X (ish-Twitter, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “bisedën e mbylla duke u ndjerë i sigurt se Finer e di rëndësinë kritike të ruajtjes dhe forcimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës”.

Ligjvënësi amerikan Torres kohë më parë kishte shprehur kritika ndaj administratës së presidentit Biden për qëndrimin ndaj Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, ligjvenësi demokrat nga Neë Yorku, që është edhe bashkë-kryetar i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, tha se “beteja mes demokracisë dhe autokracisë është një nga sfidat kryesore për shekullin e 21”.

Uji Dea

“Përse Departamenti amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vendi gjithnjë e më autokratik”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, ndërsa Serbia ka qenë prej kohësh një satelit në orbitën e Rusisë si dhe Kinës.

Tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Kryetarët e katër komunave në veri të vendiit u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.