Hidromorava

Kongresisti Torres: Kosova storie suksesi dhe aleat i palëkundur i SHBA-ve

/ 1 minutë lexim

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ndërsa vlerësoi se Kosova është histori suksesi në Ballkanin Perëndimor dhe aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Torres në një postim në Twitter shkruan se në takim kanë folur për agresionin serb në veri të Kosovës.

UBT

“Si kongresmen për Bronksin, që është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, pata një takim produktiv me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla për agresionin që Kosova po përballet gjithnjë e më shumë në veri nga Serbia.

Unë jam me Kosovën, e cila është një histori suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/