Uji Dea

Kongresi për mërgatën dhe diasporën, në verë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka paralajmëruar se gjatë verës do të organizohet kongresi i mërgatës dhe diasporës shqiptare, gjatë të cilit do të diskutohen hallet e kësaj shtrese të shoqërisë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Makolli ka thënë se ky kongres do të jetë shumë funksional, pasi për herë të parë do të mblidhen në një vend mërgata dhe diaspora shqiptare me qëllim të fuqizimit dhe faktorizimit të saj.

Makolli ka deklaruar se ende nuk është caktuar vendi për mbajtjen e këtij kongresi, por ka bërë me dije se ky kongres po mendohet të mbahet në Kosovë ose në Shqipëri. “Ky kongres pritet të mbahet kah mesi i vitit, eventualisht në korrik apo javën e parë të gushtit. Bashkë me mërgatën do t’i shohim edhe veprimet e mëtutjeshme që shkojnë në dy drejtimet, sepse çdo veprim duhet të jetë i dyanshëm. Kongresi do të jetë shumë funksional, sepse për herë të parë do ta mbledhim në një vend gjithë mërgatën shqiptare dhe do të diskutojmë për problematikën e saj”, ka thënë Makolli.

Ai ka treguar se pikërisht në kohën e mbajtjes së këtij kongresi pritet ta ketë intensitetin më të lartë procesi i regjistrimit të mërgatës dhe diasporës, i cili ka filluar në fund të vitit të kaluar, ndërsa këtë javë ka filluar edhe forma online e tij.

United Hospital

Ministri Makolli ka thënë se procesi i regjistrimit të mërgatës dhe diasporës do të mundësojë që institucionet e Kosovës të hartojnë politika efikase për mërgatën. Ai është shprehur i bindur në suksesin e këtij procesi, duke thënë se qysh prej ditëve të para ka një interesim të madh të mërgatës për t’u regjistruar.

“Ka një interesim shumë të madh të mërgatës për të qenë pjesë e këtij regjistri, qoftë për t’i plotësuar formularët në mënyrë fizike, qoftë nëpërmjet portalit elektronik”, është shprehur Makolli, duke shtuar se shumë shpejt formularët për t’u regjistruar do të shpërndahen edhe nëpër të gjitha ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, ku mund të shërbehen mërgimtarët. Ai ka treguar se pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Sipas Makollit, qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, koha e migrimit, arsyet e migrimit, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.