Uji Dea

Kongresi i FIFA-s nderon Fadil Vokrrin me një minutë heshtje

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Sot në mëngjes ka filluar Kongresi i 68-të i FIFA-s në Moskë. Në punimet e këtij kongresi ishte planifikuar të merrte pjesë edhe presidenti tashmë i ndjerë i FFK-së, Fadil Vokrri, së bashku me zëvendëspresidentin, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu.

“Megjithatë, në mëngjesin e së shtunës papritmas ndali së rrahuri zemra e presidentin Fadil Vokrri, duke lënë të pikëlluar një komb të tërë dhe njëherësh duke e lënë në gjysmë projektin e tij për zhvillimin e hovshëm të futbollit kosovar, por edhe duke e pamundësuar pjesëmarrjen e tij në Kongresin e FIFA-s në Moskë”.

“Mirëpo, presidenti Vokrri nuk është në mesin tonë vetëm fizikisht, pasi gjithmonë do të jetë i pranishëm në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që kontribuuan dhe do të vazhdojnë rrugëtimin e tij për zhvillim të mëtejmë të futbollit të Kosovës, si dhe do të jetë udhërrëfyes për të ardhmen e ndritur”.

GRANDEMALL

“Në Moskë presidenti Vokrri nuk ishte fizikisht, por jeta dhe vepra e tij u nderua me një minutë heshtje në fillim të punimeve të Kongresit të FIFA-s, duke lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në historinë e shtëpisë së futbollit botëror”, thuhet në njoftimin e dërguar nga FFK.

Në punimet e Kongresit të FIFA-s, Kosova po përfaqësohet nga zëvendëspresidenti Agim Ademi dhe nga menaxheri Bajram Shala.

Pikë kryesore e këtij kongresi do të jetë votimi për nikoqirin e Botërorit 2026, e ku janë dy kandidatura, ajo e Marokut dhe kandidatura e përbashkët SHBA-Kanada-Meksikë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.