United Hospital

Konfliktualiteti po i neverit qytetarët

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Pozita edhe opozita po bëjnë një politikë konfliktuoze, e cila ka bllokuar gati tërësisht jetën e mirëfilltë institucionale në vend, ka krijuar një lloj status-kuoje të frikshme e të rrezikshme dhe trendët e daljes nga kjo krizë, në të cilën është futur vendi gati për dy vjet, nuk po duket në horizont.

Krasniqi: Kosova është duke shkuar drejt një rruge qorre.

“Kjo krizë në institucionet tona po u shkon për shtati të gjitha partive politike, të cilat vetë e kanë kërkuar këtë mjegull dhe nuk duan ta largojnë, sepse atë ditë që e largojnë mjegullën dhe krizën, gati të gjithë njësoj do të përballen me drejtësinë”, thotë analisti Islam Krasniqi për “Kosova Sot”

ARKATANA

Pozita edhe opozita po bëjnë një politikë konfliktuoze, e cila ka bllokuar gati tërësisht jetën e mirëfilltë institucionale në vend, ka krijuar një lloj status-kuoje të frikshme e të rrezikshme dhe trendët e daljes nga kjo krizë, në të cilën është futur vendi gati për dy vjet, nuk po duket në horizont.

Analistët politikë thonë se gjendjes së pashpresë po i kontribuojnë të gjitha palët në konflikt, pozita dhe opozita, dhe, sipas tyre, njësoj të gjithëve po u konvenon që në zgjedhjet e radhës ta përdorin këtë statuskuo për akuza ndaj njëri- tjetrit, për poenë politikë dhe jo për interesin qytetar. Kjo gjendje i bën edhe më të pashpresë qytetarët, sepse me këtë politikë të barrikaduar Kosova nuk mund të shkojë përpara. Drita në fund të tunelit duket vetëm, me mbushjen mend të qytetarëve dhe gjykimin e kësaj klase politike në zgjedhjet e radhës.

Tranzicioni kurrë nuk po merr fund Politologu Faik Krasniqi thotë se kulmi i një gjendjeje të tillë të pashpresë është krijuar pikërisht me këtë mandat të fundit legjislativ, të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014, ndonëse zanafilla e status-kuos dhe përplasjeve politike për të kapur kush më shumë e kush më pak shtetin, vijon që nga ditët e para të pasluftës në Kosovë. “Kosova prej përfundimit të luftës akoma s’po arrin të dalë nga ky tranzicion i tmerrshëm që po kalojnë qytetarët e Kosovës. Madje, është krijuar bindja tek qytetarët që ky tranzicion kurrë s’do të marrë fund. Nuk po shihet asnjë dritë në fund të tunelit. Për 17 vite rresht Kosova nuk ka bërë asnjë përparim. Përkundrazi, kriza politike dhe ekonomike vetëm sa është përkeqësuar vit pas viti. Papunësia ka shënuar rritje enorme. Qartë po shihet se shumica e qytetarëve në Kosovë këta muajt e fundit kanë filluar të neveriten me klasën politike, por edhe po frikësohen prej saj dhe bashkësisë ndërkombëtare, që po lejojnë që vendi të rrëshqasë në mjegullën e anarkisë”, është shprehur Krasniqi/kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.