Konflikt mes aktorëve te “Sulejmani i madhërishëm”

Xhirimi i serialit “Sulejmani i madhërishëm” është shënuar edhe me një konflikt mes aktorëve Halit Ergenc dhe Okan Yalabik.
Intoleranca është treguar hapur, duke kërkuar nga producentët që të dyve t’iu rritet honorari në serial, duke dyfishuar sasinë e faturës për xhirim, ben te ditur “Panorama”. Ndërsa kulmi i konfliktit ka arritur në momentin kur Okan ka kërkuar nga drejtuesit e serialit që të ndërpresë xhirimet.Kërkesa e tij për rritjen e honorarit është miratuar nga producentët dhe shuma e cila i është ofruar atij, e ka joshur aktorin e njohur.
Shumat e larta që kanë kërkuar aktorët e rinj, të cilët janë angazhuar në serial, kanë bërë që producentët të vihen në siklet për shkak të rritjes së buxhetit, i cili tashmë është dyfishuar me angazhimin në serial edhe të aktores Cansu Dere, e njohur si Ejshani në serialin “Ezel”. Ndërsa te “Sulejmani i madhërishëm” tashmë luan rolin e Firuzes.
Për këtë angazhim Cansu Dere ka kërkuar pagesë sa të yllit kryesor të serialit Merjem Uzerli (sulltaneshës Hyrrem). Cansu Dere është përpjekur që me çdo kusht të bëjë presion te skenaristët që të ndryshojnë mënyrën e prodhimit të tekstit dhe fundin e serialit. Megjithatë është vendosur që Cansu Dere të jetë e pranishme në serial vetëm për 13 episode dhe asnjë më shumë.
Sipas informacioneve zyrtare, ata kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë që, në rast se aktorët kundërshtojnë diçka pas nënshkrimit të marrëveshjes, kanë mundësi të ngelin jashtë xhirimeve. /Indeksonline/