HW

Konfiskohet një pistoletë me gaz në Gjilan, i dyshuari hetohet për armëmbajtje pa leje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gaz gjatë një kontrolli të realizuar në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, ndërsa ndaj një personi është iniciuar procedurë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 19 qershor 2026, rreth orës 03:22, në rrugën “Abdullah Tahiri”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të drejtuar nga një mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe të personit të dyshuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, për të cilën dyshohet se mbahej pa autorizimin përkatës.

Mobi Casa

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe intervistimit në prani të organeve kompetente, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës ka rikujtuar qytetarët se posedimi dhe mbajtja e armëve pa lejet e nevojshme përbën shkelje ligjore dhe se do të vazhdojë kontrollet dhe aktivitetet e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në rajonin e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.