Eko Higjiena

Konfiskohet birra prodhim serb, nuk posedonte dokumentacion valid

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fshatin Pasjan është ndaluar nga policia një automjet me tabela vendore me vozitës të dyshuarin mashkull serb, i cili përmes rrugëve alternative nga territori serb ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë verifikimit dhe kontrollimit të ngarkesës rezulton se kishte 455 x 0.5 litra shishe birrë prodhim serb pa dokumentacion valid.

Hidromorava

Me vendimin e prokurorit, automjeti me gjithë ngarkesën është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, kurse vozitësi i dyshuar pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/