Hidromorava

Konfiskohen mbi pesëdhjetë e dy (52) kilogram substancë e dyshuar narkotike dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, pas një hetimi disa mujorë, gjatë një operacioni të suksesshëm policor të ndërmarr sot me datë 24.01.2019; ka arrestuar tre (3) persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 50 kilogram sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Gjatë realizimit të operacionit policor sot më 24.01.2019, rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan (në fshatin Ponesh) Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Pas veprimeve të vazhdueshme operacionale taktike të njëjtën ditë (24.01.2019) rreth orës 19:30, në Gjilan (në parkingun e një qendre tregtare) është arrestuar i dyshuari i tretë (L. M.) me shtetësi serbe, i cili dyshohet se kishte për ta pranuar substancën narkotike të lartëcekur.

Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni si prova materiale ka sekuestruar:

Fundamenti

Dy (2) vetura,
Katër (4) telefona celular,
Dy mijë (2000) euro para kesh dhe
Mbi 52 kg marihuanë,

Ndërsa, sipas vendimit të prokurori kompetent të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.