FIDANISHTJA

Konfiskohen armë e municion në Kamenicë e Viti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fshatin Koretin, të Kamenicës policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka poseduar informata se një person dyshohet të jetë i armatosur dhe i njëjti është duke ardhur nga Gjilani në drejtim të Kamenicës me një veturë Taxi. Në hyrje të fshatit Koretin është ndalur vetura “Passat”, me targa 06 nga njësitet hetuese të stacionit policor të Kamenicës.

Është kontrolluar vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës si dhe pasagjeri po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, ku te pasagjeri është gjetur një pistoletë e kalibrit 9 mm, “PARO” prodhimi i Belgjikës, një karikator dhe me tetë (8) copë fishek të kalibrit 9mm.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur edhe një pistoletë tjetër, pa fishekë dhe pa numër serik, prodhim “Rusë”.

KKVITI

Pas procedurave të parapara ligjore dy të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në PTH .

Edhe në fshatin Kabash të Vitisë është realizuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata, për bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “TT” prodhim YU, kalibri 7.62 mm, një karikator si dhe katër (4) copë fishek kalibri 7.62 mm. Rasti i referohet PTH në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.