Konfiskohen armë e municion në Gjilan e fshatra

Gjilan – Në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me 10 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Edhe në fshatin Kishna Pole, të Gjilanit, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 28 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/