FIDANISHTJA

Konfiskohen 6 kg heroinë, arrestohen trafikantët

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona dhe ka konfiskuar gjashtë kilogramë heroinë në dy lokacione të ndara, në Prishtinë dhe Prizren.

Grupi i heroinës ka qenë i përbërë prej shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës të cilët përmes kanaleve të tyre kanë tentuar që drogën ta transportojnë për në shtete perëndimore.

Në operacionin policor, i koduar me emrin “Ylberi”, policia përveç drogës ka konfiskuar edhe 50 mijë euro, armë e municion të ndryshëm.
Kapiten Bahri Shala, drejtor i njësitit kundër drogës tha se, operacioni i fundit ka qenë i përkrahur edhe nga njësitet tjera policore dhe hetimet përkitazi me këtë rast janë ende në proces e sipër.

Hidromorava

“Kemi arrestuar 6 persona, mirëpo në kërkim policor janë edhe dy të tjerë”, tha i pari i antidrogës. Sipas tij, droga është futur në Kosovë nga shteti fqinj Maqedonia, ndërsa prejardhja është Afganistani.
Ai tha se vlera totale e gjerave të konfiskuar është rreth 120 mijë euro.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se sa herë do të ketë operacione policor ai do të jetë i pranishëm në konferenca për t’i paraqitur sukseset.
“Këto suksese do të ndikojnë edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe në ngritjen e imazhit të Kosovës”, tha ministri Rexhepi. Ai tha se përveç konfiskimit të drogës jemi të interesuar të shkatërrojmë rrjete kriminale.

Ndërsa Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë së Kosovës tha se, për dallim nga vitet e kaluara, ky vit është më i dallueshëm në luftën kundër narkotikeve.
“Nga fillimi i këtij viti, kemi shtuar kapacitete në departamentin kundër drogës dhe tani po vërehen rezultantet konkrete”, tha drejtori i Policisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.