Fundamenti

Konfirmon vajza e shqiptarit të vrarë: Po, babai im është vrarë për gjakmarrje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Verden lidhur me vrasjen nga hakmarrja që ka ndodhur në janarin e vitit të kaluar në Viselhövede, një dëshmitare 19 vjeçe ka konfirmuar atë që supozohej: se vrasja ka ndodhur nga gjakmarrja, shkruan nord24.de.

E gjithë tragjedia ka filluar më 30 dhjetor 2011 në Shqipëri. Babai tashmë i vrarë i dëshmitares, si punonjës i sigurisë në një diskotekë i kishte nxjerrë dy të rinj nga lokali. Kur këta pas pak paraqiten sërish, në parkingun para diskotekës fillon sherri në mes tyre dhe rojës, me ç`rast ky i fundit qëllon njërin prej tyre për vdekje, transmeton albinfo.ch. Policia po atë natë e ka bastisur shtëpinë e familjes ndërsa nënën e vajzës e ka këshilluar që të kishte kujdes për familjen e saj…

Qysh me rastin e varrimit të të riut të vrarë, njëri nga vëllezërit e tij ishte betuar se do të nxirrte hakun. Ky vëlla dhe personi i vrarë janë kushëri të të akuzuarit për vrasjen e kryer nga hakmarrja, në procesin e Verdenit.

Ndërsa vajza që po dëshmon, tregon se së bashku me vëllezër e motra dhe me kushërinj, ishin strehuar te gjyshërit në fshat, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq e ëma kishte mbetur të banonte në Tiranë ku, në gushtin e vitit 2012 kishte vdekur në mënyrë misterioze.

Mobi Casa

Familja e vajzës kishte provuar disa herë të merrej vesh me familjen tjetër. “Janë dërguar pleqtë e fshatit si ndërmjetësues për të realizuar pajtimin dhe paqen mes familjeve. Por ata janë kthyer mnbrapsht nga familja e të riut të vrarë”.

Në një gjendje të tillë, familja e saj është arratisur në Gjermani, ku nga fundi i vitit 2016 i është bashkuar edhe babai, pasi ka mbaruar vuajtjen e dënimit. Edhe pas kësaj kishin upërpjekjet për të arritur pajtimin, pasi që familja e saj dëshironte të jetonte në paqe, thotë dëshmitarja. Por, më 9 janar 2017, babai i saj qe qëlluar për vdekje, në mes të qytetit Viselhövede, fare pranë një shkolle fillore.

Procesi vazhdon më 25 janar.

http://www.albinfo.ch/konfirmon-vajza-e-shqiptarit-te-vrare-po-babai-im-eshte-vrare-per-gjakmarrje/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.