Fundamenti

Konfirmon policia: Në lagjen “Arbëria” vritet një dhe plagoset një tjetër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaban Azizi nga policia rajonale e Gjilanit ka konfirmuar për rajonipress se në lagjen “Arbëria” ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje. Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po e trajtojnë rastin tha Azizi.

Sipas policisë i vrari dhe i plagosuri janë të moshave të reja ndërsa dyshohet se motivi i vrasjes është një borxhë.

Eco Higjiena

Ky rast ka tronditur qytetin e Gjilanit ndërsa për të plagosurin u tha se është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës./rajonipress/