GRANDEMALL

Konfirmohet: Thaçi ia kërkoi zyrtarisht mandatarin për kryeministër Isa Mustafës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyra e presidentit të Kosovës ka konfirmuar mbajtjen e takimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasditen e djeshme, ku ky i fundit i ka kumtuar presidentit se e ka siguruar shumicën e nevojshme në Parlament për votimin e qeverisë së re.

Me konfirmimin e Mustafës, presidenti i ka dorëzuar një letër, ku i kërkon propozimin e mandatarit potencial për formimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili duhet të sigurojë se do të krijojë qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse, raporton “Indeksonline”.

ARKATANA

“Në përputhje me mandatin kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me të gjitha partitë politike parlamentare dhe pajtimit të shumicës së tyre absolute për të formuar qeveri të re, pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, përkundër 5 kërkesave nga ana e presidentit të vendit, si dhe në përputhje me kriteret mbizotëruese për formimin e qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme, ku kreu i LDK-së Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi ka përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e qeverisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.