Hidromorava

Konfirmohet rasti i parë në Gjilan me H1N1

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Xhevat Demiri shef i repartit të Infektives në spitalin e Gjilanit tha për rajonipress se pas verifikimit nga ana e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik është konfirmuar se pacientja rreth moshës 40 vjeçare nga Gjilani është e prekur nga gripi i derrave i njohur si virusi H1N1.

Në Spitalin Rajonal të Gjilanit tashmë edhe zyrtarisht konfirmohet rasti i parë i prekur me H1N1. Për rajonipress lajmin e ka konfirmuar dr. Xhevat Demiri shef i repartit të infektives.

Demiri tha se i kanë dërguar analizat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik e cila ka verifikuar se pacientja e moshës rreth 40 vjeçare nga Gjilani është e prekur me virusin H1N1.

HW

Demiri tha se pacientja është e martuar dhe ka 4-5 ditë që është e shtrirë në repartin e infektives. Sipas tij pacientja në repart ka ardh me temperaturë, ethe, dhimbje muskujsh, djersitje, humbje e oreksit, dhimbje gjoksi etj.

Demiri tha se për momentin gjendja e pacientes është stabile dhe po trajtohet me Tamiflu. Demiri apelon tek institucionet qendrore shëndetësore që ta ndihmojnë spitalin e Gjilanit me medikamentet e nevojshme pasiqë nuk është rasti i parë. Një rast më herët që vdiq në Klinikën e Infektives në Prishtinë e që ishte nga Vitia kishte shkuar pikërisht nga Spitali i Gjilanit.

Gjithashtu, Demiri tha se kanë pasur dhjetarë raste të dyshuar me këtë virus por fatmirësisht shumica janë kthyer me analiza negative. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.