Uji Dea

Konfirmohet operacioni i Berishës, në dyshim karriera e tij në Atalanta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Etrit Berisha do të operohet dhe për këtë çështje nuk ka më dyshime, por dyshim mbetet e ardhmja e tij në Atalanta.

Mediat italiane kanë mësuar se operacioni i parashikuar me datë 30 nëntor është shtyrë vetëm për faktin se portieri i kombëtares shqiptare dhe Atalantas, Etrit Berisha kishte një ënjtje në zonën e dëmtimit duke e bërë të pamundur ndërhyrjen kirurgjikale.

Ndaj është vendosur të pritet derisa të ulej kjo ënjtje dhe më pas ai t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

27-vjeçari pritet t’i nënshtrohet sot ose nesër operacionit në klinikën “Villa Steuart’ në Romë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 20-25 ditë, që do të thotë se kthehet në fushë vetëm në janarin e vitit 2017.

Ai pritet të mungojë në ndeshjet e skuadrës së tij ndaj Udineses, Milanit dhe Empolit, për t’u kthyer vetëm ndaj Chievos në javën e fundit të fazës së parë të Serisë A.

HW

Por ky nuk është problemi kryesor i portierit shqiptar, i cili e ka thuajse të sigurt vendin mes titullarëve në radhët e Atalantas kur të kthehet për vijimin e sezonit, pasi Sportielo nuk bind drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.

Shqetësimi më i madh për Berishën është të bindë drejtuesit që të investojnë një shumë mes 6 dhe 7 milionë eurove për të blerë kartonin e tij. Kjo shifër është paracaktuar në kontratën e huazimit të tij nga Lazio dhe nëse Atalanta nuk e paguan, atëherë Berisha do të jetë i detyruar të kthehet në qershor te klubi kryeqytetas ku hapësirat e tij si portier i dytë tashmë janë zënë nga një tjetër shqiptar, Thomas Strakosha.

Mediat italiane bëjnë të qartë se Atalanta nuk është gati ta paguajë këtë shifër, pasi e cilëson një investim të papërballueshëm, edhe pse bëhet fjalë për një portier i cili planifikohet që të qëndrojë për shumë vite në klub.

Shpresa e Berishës është që për të mundësuar kalimin e tij përfundimtar, dy klubet të bien dakord për shkëmbime lojtarësh, pasi Lazio nuk e ka fshehur interesin për sulmuesin Paloschi. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.