Konfirmohet mbështetja për Zenun Pajazitin edhe nga dy bastione të fuqishme

Gjilan – Lagjja e tetë dhe Livoqi kanë treguar sonte se janë dy bastione të fuqishme të PDK-së. Zenun Paajziti ka marrë përkrahje të fuqishme, derisa Sahit Abazi ka thënë se këto dy bastione janë barometër se ndryshimi po ndodhë e PDK-ja po kthehet fuqishëm në qeverise.
Salla ishte e vogël për t`i zënë simpatizantët e Partisë Demokratike. “Rikthimi ynë nuk bëhet për pushtet, por për gjurmët e një qeverisje që do të mbahet mend gjatë, për përkushtim e inovacion” ka thënë Sahit Abazi para banorëve të lagje së tetë dhe Livoqit. “Faleminderit lagjes së tetë dhe Livoqit sepse kjo zonë e Gjilanit do të ndryshojnë vetëm me PDK-në” është shprehur Abazi.
Abazi ka thënë se këto dy bastione janë barometër se ndryshimi po ndodhë e PDK-ja po kthehet fuqishëm në qeverisje.
Zenun Paajziti i entuziazmuar nga kjo paraqitje dinjitoze në këto dy bastione ka thënë se kudo po ndihet fryma e ndryshimit. “Jam i sigurt se kështu do të manifestohet përkrahja edhe në lagjet e tjera sepse Gjilani përfundimisht mund të zhvillohet vetëm me qeverisjen e PDK-së” ka thënë Pajaziti.
Në këtë tubim elektoral kanë folur edhe Kudret Rexhepi e Selver Xhelili./rajonipress/