FIDANISHTJA

Konfirmohet lidhja në mes gjenialitetit dhe çmendurisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Hulumtimi i kryer në Suedi si rezultat ka treguar lidhjen në mes gjenialitetit dhe çmendurisë. Skizofrenia dhe çrregullimet bipolare janë më të shpeshta tek njerëzit kreativë dhe inteligjentë.Idenë e ka zhvilluar grupi i shkencëtarëve, të cilët po ashtu vuajnë nga ndonjë lloj i çrregullimit mental.

Kay Redfiels Jamison, nga shkolla e mjekësisë “Johns Hopkins”, e cila po ashtu vuan nga çrregullimi bipolar, ka treguar që testi i inteligjencës të cilin e kanë bërë gjashtëmbëdhjetëvjeçarët nga Suedia ka treguar që te fëmijët me inteligjencë të lartë ekzistojnë shumë shanse më të mëdha për zhvillimin e një prej çrregullimeve mentale.

“Rezultatet kanë treguar që personat, që janë të avancuar mentalisht me 16 vjet kanë katër herë shanse më të mëdha për të zhvilluar çrregullimin bipolar”, ka thënë Jamison.

Jamison tërë jetën ia ka kushtuar hulumtimit të çrregullimit bipolar, i cili i është diagnostikuar në pjekurinë e hershme, transmeton Daily Mail.

Mobi Casa

Piktori Van Gogh dhe autori Jack Kerouac ishin gjeni, por po ashtu kanë treguar tendenca edhe për vetëshkatërrim. Ajo që është e paqartë është pse qeniet njerëzore e kanë zhvilluar fare këtë karakteristikë.

“Ideja për “gjenitë problematikë” dhe “shkencëtarët e çmendur” ndoshta është diçka më shumë se vetëm thënie. Hulumtimet tregojnë që çrregullimi bipolar dhe skizofrenia janë të lidhura me kreativitetin e lartë dhe inteligjencën”, u tha në Panairin botëror të shkencës, të mbajtur në New York.

Në hulumtimet e mëhershme shkencëtarët kanë treguar që gjeni i njohur si DARPP-32 është fajtori kryesor për lidhjen në mes gjenialitetit dhe çmendurisë. Tri të katërtat e njerëzve trashëgojnë versionin e gjenit DARPP-32, i cili përmirëson aftësinë e trurit për të përpunuar informatat në korteksin prefrontal, pjesën e trurit, e cila është përgjegjëse për mendimet dhe veprimet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.