FIDANISHTJA

Konfirmohet edhe vdekja e gjilanasit tjetër në Durrës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Pas kërkimeve nga ekipet e shpëtimit, nga gërmadhat e një hoteli në Durrës, është nxjerrë trupi i pajetë i 24-vjeçarit nga Kosova, Isa Abazit. Ndërkaq është konfirmuar tashmë se ka vdekur edhe vëllai i tij, Shemsedini. Në rrënojat e objektit po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë trupin e pajetë të tij.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se dy vëllezërit nga Kosova, Isa e Shemsedin Abazi janë ngujuar nën rrënojat e një hoteli në Durrës si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë nga orët e para të së martës.

Ndërkaq, deri më tani ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë të Isa Abazit, derisa po vazhdojnë kërkimet për vëllain tjetër, Shemsedinin.

United Hospital

Vdekjen e dy kosovarëve e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

“Të dytë e kanë humbur jetën. Isën e kanë nxjerrë, e pritet edhe Shemsiu që të nxjerrët nga rrënojat jam në vendin e ngjarjes”, deklaroi ambasadori Hasani për lajmi.net.

Express mëson se të dy vëllezërit kosovarë gjendeshin në Durrës tash e pesë ditë, ku kishin shkuar për të punuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.