Uji Dea

Konfirmohet arrestimi i Naser Kelmendit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Naser Kelmendi është arrestuar. Këtë e ka konfirmuar për Express, Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës.Sipas Kelanit, arrestimi ka ndodhur orët e vona të natës së mbrëmshme.

“Ai është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, ka thënë Kelani për Express.

Arrestimi sipas Kelanit ka ndodhur pas realizimit të marrëveshjes mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Megjithëse Kelani thotë se tash nuk është kompetent të flasë për ekstradimin e Kelmendit.

“Ne e kemi kryer punën tonë”, ka sqaruar ai.

E bashkë me Kelmendin, është arrestuar edhe në person tjetër,për dyshimin e bazuar për ndihmë personit të kërkuar.

Ndonëse policia nuk jep detaje shtesë, raportohet se arrestimi i Naserit dhe personit i cili e ka ndihmuar është kryer në Prishtinë.

FITORJA

“Është arrestuar edhe Fuad Nikqi viti i lindjes 1981, për dyshimin e bazuar për ndihmë personit të kërkuar. Të dy janë dërguar në qendër të ndalimit”, ka thënë Kelani.

Sipas policisë, gjatë operacionit policor për kapjen e Kelmendit, janë kontrolluar edhe dy objekte në shfrytëzim të personave të dyshuar si dhe janë konfiskuar dëshmi të ndryshme duke përfshirë edhe dy vetura.

Naser Kelmendi është bërë pjesë e listës së zezë të SHBA’së për trafikim droge. Shtëpia e Bardhë e ka sanksionuar shqiptarin nga Kosova për trafikim droge. Presidenti i SHBA’së, Barack Obama, e ka njoftuar Kongresin se është sanksionuar Kelmendi nën aktin e Kingpinit, i zbatuar nga Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Jashtme (OFAC).

Kelmendi, sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit.

Naseri, djemtë e tij Elvisi, Liridoni dhe Besniki, dhe vëllai i tij Beçiri, thuhet se zotërojnë një numër të bizneseve në Bosnjë, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë duke përfshirë hotele dhe një kompani kamionësh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.