UBT

Konfirmohen përçarjet në koalicion

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, të enjten i kanë konfirmuar mosmarrëveshjet në bashkëqeverisje. Gazeta “Zëri” një ditë më parë ka raportuar se koalicioni i madh është lëkundur për shkak të largimit të kuadrove të PDK-së nga pozicionet e larta shtetërore nga ana e disa ministrave të LDK-së në Qeveri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se koalicioni po funksionon mirë, por, siç ka thënë ai, me disa vërejtje, duke e konfirmuar raportimin e “Zërit” për largimin e njerëzve të PDK-së nga ministritë që drejtohen nga LDK-ja.

HW

“Aktualisht është duke shkuar mirë koalicioni, me disa përjashtime ndoshta, me disa lëshime të disa ministrave, të cilët i kanë ndërmarrë disa hapa të ngutshme. Vlerësoj që janë në kundërshtim me rregullat e partneritetit, por besoj që do t’i korrigjojnë ato veprime, të cilat së pari dëmtojnë institucionet përkatëse”, ka deklaruar Grabovci, duke thënë se është mandati i tretë që PDK-ja është në qeverisje dhe kjo parti politike asnjëherë nuk ka larguar nga puna mbi baza partiake, por ka vepruar mbi baza profesionale./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.