Hidromorava

Konfirmohen 69 raste të reja me coronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 69 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.540 doza të vaksinës. Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

UBT

Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.

Ministria njofton se në total numri i rasteve aktive është 1.567.

Ndryshe, nga data 1 mars në Kosovë janë lehtësuar masat antiCOVID, ku është larguar ora policore. /Telegrafi/