ARKATANA

Konfirmohen 66 raste të reja me coronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 66 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.543 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës. Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, njofton MSH.

FIDANISHTJA

Tutje, MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 252 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.184. Në total numri i rasteve aktive është 1.278”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, tash e disa ditë në vend ka pasur rënie të numrit të personave të infektuar me coronavirus. Për shkak të situatës së përmirësuar epidemiologjike, Qeveria ka lehtësuar masat më 1 mars, ku është larguar ora policore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.