Fundamenti

Konferencë e suksesshme Ndërkombëtare Shkencore për sistemet e informacionit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, e ka vlerësuar të suksesshëm zhvillimin dhe përfundimin në Tiranë të punimeve të Konferencës së 7-të Ndërkombëtare Shkencore, organizuar nga Universiteti i Tiranës – Departamenti i Statistikave dhe Informatikës së Aplikuar, në partneritet me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) dhe me institucionin e lartë arsimor në Kosovë – UBT.

Temë bosht e Konferencës ishte: “Information Systems and Technology Innovations: the New Paradigm for a Smarter Economy”. Rektori Hajrizi ishte edhe anëtar i Këshillit Shkencor, ndërsa në Konferencë është paraqitur me temën: “KOSTT’s Entrance In Telecommunication Market”.

HW

Konferenca i ka hapur punimet të premten pasdite, ndërsa në të kanë marrë pjesë mbi 200 autorë nga shtetet rajonale, evropiane e më gjerë, si: Amerika, Gjermania, Italia, Austria, Norvegjia, Rumani, Kroacia, Suedi, Franca, Turqia, Luksemburgu, Serbia, Maqedonia etj. Rektori i UBT-së, pas përmbylljes së Konferencës, ka folur në superlativ për rrjedhën dhe organizimin e gjithëmbarshëm të saj.

Kryetare e KO-së për Konferencën ishte Kozeta Sevrani, njëherësh shefe e Departamentit të Statistikave dhe Informatikës së Aplikuar, në Universitetin e Tiranës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.