Uji Dea

Konferenca synon bashkimin e dijes shqiptare

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për herë të parë në Gjilan ka nisur punimet Konferenca shkencore regjionale Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, me temën: “E drejta dhe kultura politike faktor ndikues në ndërtimin e shtetit modern”. Flamur Hyseni organizator tha se kjo konferencë synon bashkimin e dijes shqiptare. Edhe Lutfi Haziri e Nazmi Maliqi thanë se konferenca është një rast i mirë që të koordinohen aktivitetet shkencore me autor të njohur shqiptarë nga trevat shqiptare.

Në teatrin e qytetit në Gjilan ka nisur punimet konferenca shkencore e cila ka mbledhur ekspert nga të gjitha fushat shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Kosovë Lindore, raporton rajonipress.

Tema e konferencës : “E drejta dhe kultura politike si faktor ndikues në ndërtimin e shtetit modern”ka mbledhur studiues nga komunat shqiptare në Maqedoni e Luginë dhe studiues të njohur nga Kosova.

Flamur Hyseni nga Institutit për Studime ligjore dhe demokratike në cilësinë e organizatorit tha se konferenca synon bashkimin e dijes shqiptare. “Ne jemi përpjekur që sot të bëjmë bashkë tërë fuqinë intelektuale e shkencore të studiuesve shqiptarë dhe besoj se ky është një rast i mirë që do na shërbejë për të punuar edhe më me ngulm në avancimin e dijes ndër shqiptarë” tha Hyseni.

Nazmi Maliqi nga Maqedonia tha se kjo konferencë synon të tejkalojë kufijtë rajonal dhe ne mendojmë dhe e mbështesim idenë që kjo konferencë të zgjerohet dhe të mbahet edhe në Shkup e Tetovë” tha Maliqi.

Nagip Arifi kryetar i Bujanocit tha se konferenca gjithsesi integron forcat intelektuale shqiptare dhe na jep një mësim që në të ardhmen studiuesit të jenë të unifikuar rreth problemeve të përbashkëta politike, ekonomike, kulturore e arsimore.

Në fjalën e hapjes, kryetari Haziri u shpreh se kjo është një mundësi e madhe e bashkëpunimit, përmes gjetjes së rrugëve dhe formave t’i largojmë të gjitha pengesat në qarkullimin e lirë të qytetarëve tanë e të mallrave.

Mobi Casa

“Ju lus që gjatë kësaj konference të angazhoheni, të punoni, t’i ndani të gjitha mendimet e kërkesat sepse Gjilani është në një pikë interesante nëse e shohim hartën e Kosovës të Vjenës, në trekëndëshin kufitar që njihet si ‘këmba e pulës’. Kjo është një mundësi e madhe që përveç bashkëpunimit dhe përmes veprimit të aktiviteteve të përbashkëta, përmes gjetjes së rrugëve dhe formave, të adaptojmë një mundësi krejt tjetër që të bashkëpunojmë dhe t’i largojmë të gjitha pengesat që edhe sot njihen dhe i prekin qytetarët tanë në qarkullimin e lirë të njerëzve, në qarkullimin e lirë të mallrave etj”, tha kryetari Haziri.

Haziri ka theksuar se “Ka më shumë se një dekadë që punojmë 17 kryetar të komunave të regjionit në mënyrë që të realizojnë aktivitete agjenda, forma, jo vetëm arsimi e kultura si dy sektorët domosdoshmërisht duhet të bashkëpunojnë, por edhe rrugë e sektore të tjera në mënyrë që të gjenden rrugë të largohen këto pengesa që kjo pjesë i njeh dhe i ka paguar shumë shtrenjtë”.

Kreu i Gjilanit ka thënë se sivjet është 70 vjetori i masakrës së madhe të Gjilanit, ku pësuan më shumë se 60 për qind e popullatës.

“Po e përmendi vetëm sa për dëshmi që sivjet është 70-vjetori i masakrës së madhe të Gjilanit, ku me 21 dhe 22 dhjetor ka përgjysmuar mbi 60 për qind të popullatës dhe mbi 60 për qind të njerëzve të moshës madhore janë vrarë. Sot e asaj dite shumica prej të vrarëve nuk dihen ku janë. Krejt kjo është bërë për territore, që sot e kemi si pjesë të angazhimeve tona të përbashkëta. Pres me padurim t’i shoh konkluzionet e kësaj konference”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri tha se është i nderuar që si nikoqir të jetë pjesëmarrës i kësaj konference shkencore. “Ju jeni ata që mund të bëni shumë që të nxirrni në dritë shumë masakra që janë zhvilluar në këtë pjesë të Kosovës. Konferenca është e rëndësishme sepse ajo vë në pah edhe modelet tjera të krijimit të shteteve duke u bazuar në kulturat dhe politikat e tyre”.

Konferenca po vazhdon punimet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.