Konferenca shkencore e dobishme për rajonin

Gjilan – Ne si Institut jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e konferencës së parë të tillë në Kosovë, por edhe në rajon duke përfshirë edhe shtetet fqinje. Konferenca do të jetë tradicionale dhe do t`i zhvillojë punimet e saja dy herë në vit .Gjilani, tashmë si qytet universitar, dje frymoi tërë ditën në aspekt shkencor, dhe u vizitua nga 160 punëtor shkencor, dhe ne jemi të lumtur që ja dhuruam këtë ngjarje të madhe shkencore për herë të parë në historinë e qytetit tonë, pra jemi krenar që po bëjmë sado pak lëvizje në të mirë të qytetit tonë tha Flamur Hyseni.
Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike(ISLD), organizoi Konferencën e parë Shkencore Regjionale me temën: “E drejta dhe kultura politike faktor ndikues në ndërtimin e shtetit modern”. Në konferencë morën pjesë 160 punëtor shkencor nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Autorët me punimet e tyre që prezantuan në punimet e konferencës trajtuan tema nga fusha e shkencave juridike dhe politike, ekonomike, nga fusha e integrimeve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, sociologjia dhe filozofia, dhe një panel nga fusha e shkencave të sigurisë, raporton rajonipress.
Flamur Hyseni nga ISLD tha se qëllimi kryesor i konferencës ishte që të debatohet përmes mendimit shkencor – akademik për proceset që po e përcjellin rajonin në këtë fillim shekulli, ku disa nga sfidat e shumta janë të përbashkëta. “Ajo që duhet veçuar është se institucionet publike – shtetërore e kanë mirëpritur një projekt të tillë dhe kanë vlerësuar si të dobishëm për të ardhmen. Tani institucionet kanë një dokument 900 faqesh të publikuar dhe mund të marrin model se çfarë të bëjnë dhe si të veprohet” tha Hyseni për rajonipress.
Sipas Hysenit autorët ishin mjaft kompetent dhe me përvoja të ndryshme, si punëtor universitar, ekspert ligjor, profesionist ekonomik dhe praktikues të profesioneve të tyre.
“Ne si Institut jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e konferencës së parë të tillë në Kosovë, por edhe në rajon duke përfshirë edhe shtetet fqinje. Konferenca do të jetë tradicionale dhe do t`i zhvillojë punimet e saja dy herë në vit . Gjilani, tashmë si qytet universitar, dje frymoi tërë ditën në aspekt shkencor, dhe u vizitua nga 160 punëtor shkencor, dhe ne jemi të lumtur që ja dhuruam këtë ngjarje të madhe shkencore për herë të parë në historinë e qytetit tonë, pra jemi krenar që po bëjmë sado pak lëvizje në të mirë të qytetit tonë. Ishte kënaqësi ku dëgjoje ata nga Korqa, Saranda, Gjirokastra, Ulqini, Shkupi, Bujanoci, Shkodra, Durrësi, Tirana, Tetova, Gostivari, Presheva, Berati, të flasin aq mirë për Gjilanin dhe që janë ndarë e ndier shkëlqyeshëm” tha Hyseni./rajonipress/