Fundamenti

Konferenca rajonale e ISLD ka zgjuar interesim të punëtorëve shkencor nga të gjitha shtetet e Ballkanit

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike në bashkëpunim me Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan kanë bashkëorganizuar konferencën e IV-të Shkencore Rajonale me temë: “Ndryshimet në shoqëri përmes reformave, me theks të veçantë në arsim, drejtësi dhe ekonomi”, e cila konferencë zgjoi interesimin e më shumë se 105 punëtorëve shkencorë nga 6 shtete të Ballkanit (Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore – Serbia dhe Republika e Kosovës).

Konferenca Shkencore filloi në ora 10:00 duke bërë ceremoninë hapëse të konferencës, ku në panelin ceremonial prezent ishin: Flamur Hyseni, Kryetar i Bordit të ISLD-së, Bajram Kosumi, Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, Lutfi Zharku, Ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nehat Idrizi, Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit dhe Burim Haliti, Sekretar i ISLD-së dhe Revistës REFORMA.

Kryetari i Bordit të ISLD-së Flamur Hyseni bëri hapjen e konferencës dhe njëherit ju dëshiroj mirëseardhje të gjithë të pranishmëve duke ju uruar suksese dhe prezantim të dinjitetshëm të punimeve shkencore. Flamur Hyseni falënderoi rektorin e UKZ-së, z.Bajram Kosumin për mbështetjen që i ka dhënë kësaj konference dhe për kontributin e tij në menaxhim të jetës universitare në Gjilan. Në fund z. Hyseni theksoi se tema e konferencës është shumë specifike dhe ka zgjuar interesim të punëtorëve shkencor nga të gjitha shtetet e Ballkanit.

Rektori Bajram Kosumi në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se tema e konferencës është shumë jetike dhe e rëndësishme për shoqërinë tonë. Sipas tij reformat janë të mirëseardhura për shoqëritë në zhvillim, por për të bërë reforma duhet të ekzistoj forca dhe vullneti i brendshëm i qytetarëve. Rektori të gjithë punëtorëve shkencor ju dëshiroj shumë suksese dhe debat në prezantim të punimeve të kësaj konference shkencore.

Ministri i Zhvillimit ekonomik z. Lutfi Zharku në fjalimin e tij përshëndetës theksoi se reformat për të pasur kuptim të mirëfilltë në një shoqëri duhet të bëhen edhe në fushën e ekonomisë në mënyrë që të kemi stabilitet financiar dhe monetar në vend. Ministri përshëndeti organizatorin dhe i dëshiroi shume suksese ISLD-së duke organizuar edhe shumë aktivitete të tilla shkencore dhe akademike.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor z.Nehat Idrizi temën e konferencës mbi reformat e trajtoi nga prizmi i jurisprudencës dhe rëndësisë së reformave në sistemin gjyqësor në Republikën e Kosovës. Z.Idrizi potencoi se efikasiteti i reformave në shoqëri varet nga mënyra se si i ndërmarrim hapat reformues të sistemit gjyqësor të vendit, sepse çdo fushë tjetër e shoqërisë çdo ditë varet nga funksionimi i sistemit gjyqësor dhe drejtësisë në përgjithësi.

Mobi Casa

Me një fjalim rasti u paraqit edhe kryetari i komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi, i cili përshëndeti organizatorin për këtë ngjarje të madhe shkencore që e ka organizuar dhe theksoi se tema është aq tërheqëse dhe e mirë sa që ka zgjuar një kureshtje të madhe akademike dhe shkencore.

Ai shprehu gatishmërinë që të shtrijmë bashkëpunimin ndërrajonal me të vetmin qëllim që të kemi një reformim të jetës në përgjithësi për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovën Lindore dhe në Kosovë në përgjithësi. Kryetari Arifi theksoi se është i gatshëm të kontribuoj në zhvillimin dhe reformimin e shoqërisë në përgjithësi.

Në fund të panelistëve me fjalim rasti u paraqit edhe sekretari i ISLD-së dhe Revistës REFORMA, z.Burim Haliti, i cili falënderoi autorët e punimeve të cilët kanë treguar një pjekuri akademike, shkencore dhe profesionale. Sipas Halitit revista shkencore Reforma tanimë ka marrë formë shkencore sepse çdo ditë e më shumë po i aplikon kriteret dhe standardet ndërkombëtare në pranimin e punimeve të kandidatëve të interesuar. Sekretari i Revistës Reforma bëri me dije se në numrin e III-të të kësaj reviste janë të pranuar dhe botuar 80 punime shkencore me mbi 100 autorë shkencorë, nga fusha e drejtësisë, ekonomisë, financave publike, sociologjisë,

filozofisë, psikologjisë, integrimeve evropiane, marrëdhënieve ndërkombëtare, etj. Ai falënderoi autorët e punimeve dhe u shpreh i gatshëm se edhe në të ardhmen Revista Reforma do të jetë promotor i zhvillimit të jetës shkencore në përgjithësi.

Në përfundim të ceremonisë hapëse të konferencës së IV-të shkencore rajonale kryetari i ISLD-së z.Flamur Hyseni dhe Sekretari i ISLD-së Burim Haliti i kanë ndarë mirënjohje Sadik Rashitit për vlera të larta njerëzore, intelektuale, akademike dhe shkencore.

Konferenca i ka mbyll punimet në ora 15:00 dhe të gjithë të pranishmëve të cilët kanë bërë prezantimin e punimeve ju janë shpërndarë materiale dhe certifikatat e pjesëmarrjes./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.