Uji Dea

Konferenca e Prokurorisë, Hovenier: Kritikat e udhëheqësve të mos ju pengojnë, kryeni punën me profesionalizëm e integritet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në konferencën vjetore të prokurorit të shtetit i ka dhënë mbështetje sektorit të drejtësisë në Kosovë.

Hovenier para të pranishmëve tha se puna e mundimshme e prokurorëve është frymëzuese dhe jetike për sistemin e drejtësisë, shoqërinë dhe të ardhmen e vendit, raporton Telegrafi.

“Jam impresionuar me atë që kam parë si me vendosmërinë tuaj të palëkundur për të kryer misionin, për të mos u dekurajuar nga sfidat e vazhdueshme, përfshirë vëllimin e madh të rasteve…

Hidromorava

Puna e një prokurori nuk është e lehtë, të gjithë kanë mendimet e tyre se çka, qysh po bëni…Pothuajse çdo kush ka një mendim se si duhet të duket një rast dhe si duhet të përfundoj ai po ju duhet t’i përmbahen rregullave, rregulloreve e procesit dhe kjo jo gjithmonë ndodh siç dëshiron publiku apo dikush nga qeveria…

Edhe pse mund të shiheni si figura të fuqishme në sistemin e drejtësisë penale të Kosovës është e pritshme që të kritikoheni me punën tuaj…. Jam i bindur se është frustruese e nganjëherë edhe ofenduese që të përballeni me kritika për shkak të punës që e bëni jo vetëm nga publiku, por edhe udhëheqësit e degët tjera të qeverisë…”, tha ai.

Ambasadori amerikan po ashtu tha se durimi i këtyre kritikave që të mos i pengojnë për të kryer punën e rëndësishme, gjersa kërkoi nga prokurorët që të ruajnë pavarësinë dhe ta kryejnë mandatin me profesionalizëm e integritet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.