Fundamenti

Kondicioni ka lidhje me ankthin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rezultatet e një studimi të ri nga shkencëtarët britanikë tregojnë qartë se aftësia e ulët kardio-respiratore dhe forca e dobët e muskujve shoqërohen me shëndet më të dobët mendor dhe se tek individët mund të ndikojnë në zhvillimin e simptomave të depresionit ose ankthit.

Një analizë e një studimi të kryer ndër më shumë se 150.000 pjesëmarrës ka treguar se fitnesi kardio-respiratore dhe forca e muskujve veçmas kontribuojnë në një rrezik në rritje të shëndetit më të dobët mendor, por lidhja më e qartë u gjet kur të dy faktorët ishin të përfshirë.

Pasi morën parasysh faktorë të tillë si mosha, gjinia, problemet e mëparshme mendore, pirja e duhanit, niveli i të ardhurave, arsimi dhe dieta, studiuesit arritën në përfundimin se edhe pas shtatë vjetësh, ekziston një lidhje e qartë midis aftësisë fillestare fizike të pjesëmarrësve dhe shëndetit të tyre mendor.

ARKATANA

Midis pjesëmarrësve të studimit me kapacitet të ulët kardio-respirator dhe forcë më të dobët të muskujve, është vërejtur një rrezik 98 për qind më i lartë në zhvillimin e simptomave depresive dhe 60 për qind rrezik më i lartë në zhvillimin e simptomave të ankthit.

Ushtrimet e strukturuara të krijuara për të përmirësuar lloje të ndryshme të aftësisë fizike janë të mira si për forcën fizike ashtu edhe për atë mendore. Shqetësojnë raportet se njerëzit në kohën e pandemisë nuk janë më aq aktivë sa ishin më parë. Një shqetësim i veçantë është fakti se shumë salla dhe palestra janë të mbyllura, dhe koha që njerëzit mund të kalojnë jashtë shtëpisë është e kufizuar.

Aktiviteti fizik është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe mund të luajë një rol kryesor në parandalimin e çrregullimeve mendore. Inkurajues është fakti që aftësia fizike mund të përmirësohet relativisht shpejt – në më pak se tri javë. Kjo mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të problemeve të zakonshme mendore për 32.5 për qind. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.