FIDANISHTJA

Koncert bamirësie për familjen shqiptare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Studentët gjermanë kanë ndërmarrë një iniciativë që të organizojnë një koncert, derisa të ardhurat do të shkonin për familjen Tragaj nga Shqipëria.

Familja Tragaj nga Shqipëria jeton në kushte shumë të rënda. Ata më parë ishin në Gjermani. Për këtë arsye disa studentë gjermanë kanë marrë një iniciativë që të ndihmojnë familjen shqiptare, duke organizuar një koncert, derisa të ardhurat do të shkonin për familjen shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Edhe para se shqiptarët vullnetarisht të ktheheshin në vendlindjen e tyre për shkak të dështimin për të fituar azilin, fondi ishte nisur. “Ishin mbledhur shpejt 1 mijë euro, por më pas kishte vështirësi”, thotë Gudrun Kuhlmann.

Familja duhet të mbështetet deri në kthimin e nevojshëm kur kërkohet. Shkolla fillon këtë muaj, tekstet dhe tarifat shkollore duhet të paguhen, shton më tej mësuesi. Kjo është e nevojshme për Atilan 13-vjeçare dhe 16-vjeçarin Shyqyri, që të mos e humbin hapin me kohën.

Nxënësit e shkollës në Werrieser janë rikthyer për mbështetje të mëtejshme.

United Hospital

Ata janë duke planifikuar një koncert bamirësie për shokët e tyre shqiptarë dhe familjen e tyre. Kjo iniciativë është marrë me qëllim për të sjellë familjen Tragaj sërish në Gjermani.

Siç është mësuar shqiptarët u rikthyen në gusht në vendlindjen e tyre me asgjë. Ata jetojnë me nënën dhe babanë në një shtëpi të vogël të shkatërruar. Ndonjëherë në mungesë të fondeve edhe detyrat e shtëpisë i kryejnë me qirinj.

Kryefamiljari Hamza Tragaj po shikon mënyra sesi të rikthehet për të punuar dhe për të fituar vizën e punës, por nuk do të jetë aspak lehtë, duke marrë parasysh pengesat ligjore për një vizë pune.

Gjermanët janë duke bërë përpjekje maksimale që kjo familje të rikthehet, derisa fëmijët shqiptarë këtë vit do të duhet ta përfundojnë në Shqipëri.

http://www.albinfo.ch/koncert-bamiresie-per-familjen-shqiptare/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.