Eko Higjiena

Komuniteti Shqiptar i Gjenevës: Zbatimi i iniciativës për dëbimin e të huajve prek shqiptarët

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nëse kjo pyetje merr përgjigje pozitive, atëherë të huajt, edhe pse të lindur në Zvicër, edhe pse me leje të përhershme qëndrimi (C), mund të dëbohen nga Zvicra edhe për vepra të lehta të kundërligjshme. Si për shembull, për veprat që mund të bëhen në trafikun rrugor”, thuhet në një njoftim të Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, i cili ka shprehur shqetësimin me aprovimi i këtij propozimi që, sipas tyre, do të shkaktojë pasoja të rënda dhe të pariparueshme për shumë shqiptarë që ende nuk kanë marrë shtetësinë zvicerane.

Më 28 shkurt 2016 mbahet referendumi në nivel të Zvicrës për kërkesën e SVP-së për zbatimin e iniciativës për dëbimin e të huajve.

Komuniteti Shqiptar i Gjenevës thotë në një njoftim se kërkesa e shtruar nga partia SVP-UDC, që ka të bëjë me të huajt, më së shumti godet shqiptarët.

“Nëse kjo pyetje merr përgjigje pozitive, atëherë të huajt, edhe pse të lindur në Zvicër, edhe pse me leje të përhershme qëndrimi (C), mund të dëbohen nga Zvicra edhe për vepra të lehta të kundërligjshme. Si për shembull, për veprat që mund të bëhen në trafikun rrugor”, thuhet në një njoftim të Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, i cili ka shprehur shqetësimin me aprovimi i këtij propozimi që, sipas tyre, do të shkaktojë pasoja të rënda dhe të pariparueshme për shumë shqiptarë që ende nuk kanë marrë shtetësinë zvicerane.

Madje, sipas tyre, do të ketë pasoja edhe për vetë shtetin e Zvicrës në raportet e saj ndërkombëtare.

“Propozimi në fjalë është në kundërshtim direkt me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që për pasojë mund të ketë tërheqjen e Zvicrës apo përjashtimin e saj nga kjo Konventë”, thuhet më tutje nga Komuniteti Shqiptar i Gjenevës.

UBT

Kjo do ishte hera e dytë në historinë e Evropës që një shtet braktis këtë konventë.

Hera e para ka ndodhur me Greqinë në vitin 1974, kur atje ndodhi grusht shteti ushtarak.

Komuniteti Shqiptar i Gjenevës tha se është në interesin e të gjithëve që kjo iniciativë të refuzohet.

Për këtë arsye Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, krahas edhe organizatave të tjera, sindikatave, shoqatave dhe disa partive politike, e ka ftuar elektoratin shqiptar të votojnë kundër kësaj iniciative./albinfo/

Si votohet? Shikoni këtu! http://www.cageneve.ch/Faqet%20Shqip/sq8.htm

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.