Mobi Casa

Komunitetet, për herë të parë nuk patën vërejtje për Zyrës për Komunitete dhe Kthim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Komunitete, ka miratuar të premten raportin e punës së Zyrës përkatëse, për herë të parë pa vërejte, meqë më në fund janë marrë parasysh kërkesat e kësaj trupe komunale, për t`i përfshirë emrat e përfituesve, të cilët asnjëherë deri tani nuk janë ditur.

Kemal Shahin, kryesues, ka thënë se raporti është përmirësuar pas vërejtjeve të Komitetit për Komunitete dhe për herë të parë, raporti i Zyrës është sjellë i kompletuar me të dhëna.

Përndryshe, Shahin ka thënë se Zyra për Komunitete dhe Kthim është duke bërë punë të mirë në pranimin e kërkesave të të kthyerve, personave të riatdhesuar dhe kërkesave të tjera, të cilat i evidenton dhe procedon në mënyrë korrekte.

Sipas raportit të ZKK, gjatë periudhës raportuese korrik-shtator të këtij viti, janë zgjedhur pesë raste për ndërtimin e shtëpive si dhe një tjetër për rinovim të shtëpisë, kryesisht nga Shillova.

Hidromorava

Elez Agushi, zyrtar në Zyrën për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se i kanë respektuar vërejtjet e Komitetit dhe raportin e plotësuar me të dhënat e kërkuara.

Kjo formë e bashkëpunimit ndërmjet Zyrës për Kthim dhe Komunitete dhe Komitetit për Komunitete, që është edhe obligim ligjor, është përshëndetur nga Ibish Ibishi (AAK), Zvonimir Tasiq, Fadil Demiroviq dhe të tjerët.

Njëherësh, Demiroviq ka falënderuar ushtarët e KFOR-it turk në Kosovë, për dhurimin e dhjetë çantave shkollore për nxënësit e këtij komuniteti si dhe ndihmat tjera për komunitetin rom.

Përndryshe, Sadete Sadiku nga policia e Kosovës, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Gjilanit, vazhdon të jetë e mirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.