FITORJA

Komunitetet në Gjilan nuk kanë vërejtje në gjendjen e sigurisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komiteti për komunitete ka shqyrtuar të enjten draft-planin e punës për vitin 2019, të cilin e ka prezantuar kryesuesi Kemal Shahin dhe pas një diskutimi të gjerë, ka vendosur që miratimin e tij ta shtyjë për takimin e radhës, me qëllim që t`i përfshijë edhe propozimet tjera të anëtarëve të kësaj trupe komunale.

Përveç pikave kryesore të planit, që sipas Shahinit, janë vizitat nëpër institucione shtetërore si dhe vizitat nëpër lokalitetet e përziera të komunës së Gjilanit, për të realizuar takime me qytetarë si dhe çështjeve të tjera që do të paraqiten ndërkohë nga anëtarët, Komiteti po ashtu do të reagojë në të gjitha rastet e tjera, nëse paraqitet nevoja.

Po ashtu është thënë se Komiteti për komunitete duhet të japë mendimin dhe vlerësimin e vetë për të gjitha vendimet të cilat miratohen në Kuvend Komunal dhe në çfarëdo mënyre kanë të bëjnë me çështjet dhe interesat e komuniteteve.

GRANDEMALL

Njëherësh, Komiteti është njoftuar edhe me gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, e cila, sipas rreshterit të Policisë së Kosovës, Bajram Hasani, në përgjithësi është e mirë dhe nuk ka pasur ndonjë rast mes komuniteteve që vlen të përmendet.

Përndryshe, policia është duke vazhduar me planet e veta operative të sigurisë, ka thënë Hasani.

Komiteti për komunitete i Komunës së Gjilanit konsiderohet ndër më aktivet në Kosovë sa i përket trajtimit dhe zgjidhjes së çështjeve të komuniteteve, të cilët tashmë janë integruar plotësisht në jetën e këtushme shoqërore dhe publike dhe nuk kanë asnjë problem me sigurinë dhe lëvizjen e lirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.