HW

Komunitetet, 12 për qind të vendeve në universitete

/ 2 minuta lexim
HW

Kuotat për regjistrim të studentëve nga komunitetet joshumicë në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë do të përfshijnë 12 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve në çdo njësi akademike. Ky Udhëzim është nxjerrë nga MASHT-i.

Qeveria stimulon komunitetet të studiojnë në arsimin e lartë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës ka përcaktuar kuotat për të rinjtë e komuniteteve që do të studiojnë në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”. Për dallim nga vitet e tjera kuota sivjet është përcaktuar të jetë më e lartë.

Mobi Casa

Senati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka vendosur që në vitin e ri akademik 2016-17 të regjistrohen në studime në këtë Universitet rreth 8 mijë brucoshë.

Senati ka votuar propozimet e fakulteteve në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e kaluar, duke miratuar kuotat për secilën njësi akademike. Por, nga UP-ja është deklaruar se me udhëzime administrative të MASHT-it është vendosur që në këtë vit akademik të regjistrohen në studime nga numri i përgjithshëm 12 për qind prej radhëve të minoritarëve në vend. Ndërkohë, ka pasur reagime nga senatorët për Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit që në këtë vit akademik të regjistrohen në studime nga numri i përgjithshëm 12 për qind prej radhëve të minoritarëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.