Eko Higjiena

Komunikimi për zhvillim i domosdoshëm

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komunikimi për zhvillim është strategji që përdorë mjetet dhe proceset komunikative në mënyrë efektive për të përkrahur njerëzit dhe për të ndihmuar ata për të bërë ndryshime në shoqëri.

Organizuar nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar PEN, mbështetur nga organizata ndërkombëtare UNICEF, Mekanizmi Koordinues Komunal për Parandalimin e Dhunës në Familje (i përbërë nga 13 institucione të ndryshme në Gjilan dhe tri OJQ) ka mbajtur punëtorinë tri ditore, për parandalimin e dhunës në familje, përfshirjen e një grupi më të gjerë në parandalim, trajtimin e rasteve të prekura nga dhunë, ri-integrimin e tyre në shoqëri dhe aspekte të tjera me rëndësi.

Nga ky takim me moton “Komunikimi për Zhvillim”, ka dalë si domosdoshmëri bashkëpunimi me mediat e ndryshme lokale dhe nacionale që informacioni të bartet tek të gjitha familjet në regjionin e Gjilanit, në aspektin e avokimit dhe zhvillimit të shoqërisë për parandalimin e dhunës dhe mbështetjen e fuqishme institucionale për zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit të aprovuar më parë nga Kuvendi i Komunës.

Nga ky takim doli një konkluzion i përbashkët se Komuna e Gjilanit, në nivel të Kosovës, është shembull i trajtimit të rasteve të prekura në dhunën në familje, por me një aktivitet shtesë për zbatimin në praktikë të strategjisë në mënyrë që parandalimi të jetë i hershëm dhe raportimi i rasteve të bëhet sa më parë në mënyrë që dhuna në familje të jetë gjithnjë në rënie.

Mobi Casa

Po ashtu nga punëtoria dolën rezultate konkrete ku Mekanizmi Koordinues, hartoi dy mini -projekte që do të targetojnë grupe të ndryshme në Komunën e Gjilanit lidhur me tematikën e dhunës në familje. Këto mini – projekte do të implementohen javëve në vijim.

Zbatimi i strategjisë dhe i rekomandimeve shtesë nga ky takim kërkon buxhetim në kod të veçantë, përfshirje të një personeli shtesë por edhe investime në infrastrukturë.

Ndryshe, iniciativa dhe puna e këtij mekanizmi komunal të Gjilanit, për dhunën në familje, është përmendur edhe në Kombet e Bashkuara, në mesin e dhjetë vendeve më të mira në Botë si Komunë që i jep prioritet trajtimit të rasteve të dhunës në familje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.