Fundamenti

Komunën nuk e pengojnë qentë endacak, as hija e qytetit evropian nuk jemi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit vazhdimisht dëgjojnë deklarata qesharake nga zyrtarët e saj komunal, teksa flasin për qytetin evropian, e në fakt as hija e Evropës nuk jemi. Qentë endacak që po bredhin çdo ditë nëpër qendër të qytetit po i japin hije të keqe imazhit edhe ashtu të dëmtuar e të shkatërruar të Gjilanit.

Qentë endacak tani pos që po paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve ata tashmë po bredhin edhe nëpër qendër të qytetit, duke i dhënë një pamje jo të mirë pretendimeve tona se jemi qytet evropian.

Në fakt zyrtarët komunal të dalldisur pas shtatores së Idriz Seferit ka disa ditë që kush nuk kujdeset për qytetin.

Eco Higjiena

Qentë endacak i takon kudo, derisa qytetarët duhet të devijojnë rrugën për tu mos u ndeshur me ta. E, komuna si duket po pret që të pësojë ndonjë qytetar për të ndërmarr ndonjë masë intervenuese.

Një qytetar me ironi tha se komuna po e pretë viktimën e parë për ta ndryshuar pastaj gjendjen/rajonipress/