HW

Komunave po u bllokohen llogaritë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në tre vitet e fundit, komunave të Kosovës u janë marrë mbi 210 milionë euro si pasojë e vendimeve gjyqësore që lidhen me zbatimin e kontratave kolektive.

Pasojat e bllokimit të xhirollogarive bankare përmes përmbaruesve, po konsiderohen të padrejta, pasi po pamundësojnë realizimin e projekteve dhe investimeve kapitale.

Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Në të kaluarën Komunat janë pyetur se ku po duan me iu marrë këto mjete, mirë po tani gjatë kësaj periudhe të fundit kohore atyre vetëm po iu merren mjetet edhe pse janë të zotuara dhe pastaj po shkaktojnë edhe probleme tjera zingjirore”, ka thënë Ibrahimi për RTK-në.

UBT

Ai ka shtuar se mungon gatishmëria e nivelit qendror për të bashkëpunuar me komunat dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Njëra nga komunat e prekura është edhe ajo e Deçanit, e cila tash e dy javë i ka të bllokuara xhirollogaritë bankare.

Komunat i kanë kërkuar Qeverisë për të gjetur një zgjidhje dhe të garantojë funksionimin normal të tyre, në mënyrë që qytetarët të mos privohen nga shërbimet dhe investimet publike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.