Fundamenti

Komunat janë të angazhuara për të quar përpara procesin e integrimeve evropiane

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në Viti është mbajtur një seminar me temën “Institucionet lokale në procesin e Integrimeve Evropiane” derisa Nexhmedin Arifi, duke folur në këtë takim, ka theksuar se Institucionet lokale janë të angazhuara që të japin kontributin në mënyrë që të ecet para me procesin e integrimeve evropiane.

Me rastin e 9 Majit- Ditës së Evropës, organizuar nga Zyra për Integrime evropiane, është mbajtur një seminar me temën: Institucionet lokale në procesin e Integrimeve Evropiane.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, duke folur në këtë takim, ka theksuar se Institucionet lokale janë të angazhuara që të japin kontributin në mënyrë që të ecet para me procesin e integrimeve evropiane.

ARKATANA

Ai ka kërkuar bashkëpunim dhe angazhim edhe më të madh nga të gjitha institucionet, por edhe vet qytetarët, që secili të ndikoj pozitivisht në këtë proces. Për rëndësinë e 9 Majit Ditës së Evropës, si dhe për rëndësinë e kësaj dite ka folur Florim Brahimi, i cili mes tjerash ka përmendur edhe rolin e Institucioneve karshi procesit të integrimeve.

Brahimi gjithashtu foli edhe për sfidat e nivelit lokal nga raporti i studimit të fizibilitetit për Kosovën, si dhe riintegrimin e personave te riatdhesuar. Në këtë seminar, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të organizatave lokale, drejtor të drejtorive komunale etj. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.