UBT

Komunat i fshehin shpenzimet para taksapaguesve

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetarët e komunave të Kosovës nuk po tregohen aspak transparentë me taksapaguesit. Ndonëse shpenzimet i realizojnë me paratë e qytetarëve ata nuk japin përgjegjësi kur bëhet fjalë për publikimin e shpenzimeve financiare. Vetëm 21 komuna nga 38 sa numërohen gjithsej në territorin e Kosovës i kanë publikuar raportet e shpenzimeve financiare në uebfaqet e tyre zyrtare, shkruan sot Gazeta “Zeri”.

Komuna e Ferizajt, e Gjakovës, e Fushë Kosovës, e Deçanit, e Drenasit, e Graçanicës, e Kamenicës, e Kllokotit, e Mitrovicës së Veriut, e Shtërpcës, e Vushtrrisë po tregohen të mbyllura karshi qytetarëve. Nuk gjendet asnjë raport i shpenzimeve financiare në uebfaqet e tyre për periudhën janar – dhjetor të vitit të kaluar.

Sikur këto komuna të lartpërmendura janë renditur edhe disa tjera më të vogla, si ajo e Leposaviqit, e Zubin-Potokut, e Zveçanit, e Mamushes, e Parteshit dhe e Ranillugut.

FIDANISHTJA

Këto të dhëna janë nxjerrë në një hulumtim të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për “Indeksin e Transparencës në prokurimin publik 2017”.

Madje në këtë institucion konfirmojnë për gazetën “Zëri” se mospublikimi i raporteve të shpenzimeve komunale përbën shkelje të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, por edhe mungesë të llogaridhënies nga komunat ndaj qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.