GRANDEMALL

Komunat e reja marrin përvojën e zyrtarëve të Kamenicës

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Se Kamenica është shembull për qeverisje, punë të mirë dhe transparencë komunale po dëshmon gjithnjë e më shumë. Shërbimet ndaj qytetarëve të komunës por edhe më gjerë janë të nivelit shumë të lartë falë kushteve dhe mundësive të krijuara për punë në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve me investimin e bërë nga Zvicër – Kosovë , përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim (LOGOS), pjesë e programit shtetëror të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.

Në organizim të zyrtarëve të projektit LOGOS dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme në Kamenicë për vizitë pune ishin zyrtarë të Qendrave për Shërbime me Qytetarë dhe zyrtarë të Shërbimeve të Ofiqarisë nga komunat Ranillug, Kllokot dhe Partesh.

Meqë Kamenica, gjegjësisht Qendra e Shërbimeve për Qytetarë në Kamenicë tanimë është e njohur për shërbime të mira dhe të shpejta për qytetarë, për këtë arsye, kjo vizitë ishte për këtë qëllim që përsëafërmi zyrtarët nga komunat fqinje të shohin drejtpërsëdrejti angazhimet dhe punën e zyrtarëve në këtë qendër.

GRANDEMALL

Këto 3 komuna të cilat janë në formim e sipër të qendrave për shërbime të qytetarëve u interesuan për funksionimin dhe mënyrën e punës se si zhvillohet në Kamenicë. Për disa orë sa qëndruan në këtë qendër patën rastin që drejtpërsëdrejti të shohin dhe mësojnë në detaje shumë gjëra të cilat deri më tani nuk i kishin ditur, duke filluar nga pranimi i lëndëve, regjistrimi i tyre, protokolimi, shërbimi i SMS-it dhe distribuimi i lëndëve në adresë të caktuar. Poashtu, patën rastin të bëjnë pyetje të shumta zyrtarëve të kësaj qendre dhe me përgjigjet që morën u ndanë të kënaqur ndërsa me përvojën që morën u ndanë të bindur se në një të ardhme të afërt shërbimet që jepen në Kamenicë të jepen edhe në komunat e tyre.

Në fund, patjetër se duhet falënderuar zyrtarët e Projektit LOGOS, që Kamenicën po merr si shembull për shërbime dhe punë të mirë, andaj, jemi të gatshëm që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunim të kësaj natyre, por edhe bashkëpunime tjera thuhet në njoftimin e zyrës për informim të nënshkruar nga Sabile Kastrati zëdhënëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.